Po ngarkohet...
Po ngarkohet...
Shtoji rrobat një herë. Pastaj, për punë, dalje apo dasmë, ta zgjedhim kombinimin sipas motit.Shtoji rrobat një herë. Ta zgjedhim outfitin sipas motit.
Fotoja origjinale s’ruhet kurrë. Pa reklama, pa gjurmim.
Fotoja origjinale s’ruhet kurrë. Pa reklama, pa gjurmim.
Trego ku po shkon e kur po del. Ta propozojmë një kombinim, e ti mundesh me ndërru secilën rrobë.


Bëju foto disa rrobave bashkë. Kontrolloji detajet e konfirmoji për me i shtu në garderobë.
Zgjedhe rastin edhe kohën e ditës, që kombinimi me iu përshtatë planeve tua.
Ta zgjedhim sipas motit edhe asaj çka ke veshë së fundi.
Nëse s’të pëlqen një rrobë, preke “Ndërroje” për me provu një tjetër.



Çdo mëngjes, e njëjta pyetje para dollapit. Tërhiqe xhamin e shih si duket pa ne, e si me ne.
Me ckameveshe
Këmisha e bardhë osht n’lavatriçe, prandaj s’ta propozuam.
Pa ckameveshe
“Prapë vonë.”
E mbajmë mend çka ke veshë. Kur një rrobë s’osht e pastër, shënoje që mos me ta propozu.
Çka ke veshë ditët e fundit shkon mbrapa n’radhë. Kur ka zgjedhje tjetër, ta jep atë.
Preke një herë “S’osht e pastër” edhe ajo pjesë del jashtë. Ta japim kombinimin prapë, pa të.
Po. Për me e shtu rrobën me dorë, zgjedhe llojin e ngjyrën, pastaj trego a ka motive. Krejt i bon në një ekran. Kamerën e përdor veç nëse don.
Fotot zvogëlohen në telefonin tand, pastaj i dërgohen një shërbimi të jashtëm me pagesë për me i dallu rrobat. ckameveshe s’e ruan kurrë fotografinë origjinale. Kur e konfirmon një rrobë, ruajmë privatisht një foto të vogël të saj. Veç ti e sheh, edhe fshihet kur e heq rrobën prej garderobës.
Po. I kemi krejt 38 komunat e Kosovës. Motin e marrim për komunën që e zgjedh.
Jo. Kombinimin e nxjerrin rregulla të njëjta çdo herë. Kur skanimi me foto osht aktiv, AI veç i dallon rrobat edhe t’i propozon detajet.